Meta ripërsërit thirrjen: Të rinumërohet çdo votë e pavlefshme

Meta ripërsërit thirrjen: Të rinumërohet çdo votë e pavlefshme

Presidenti Ilir Meta përsëriti thirrjen edhe gjatë ditës së sotme për të rinumëruar votat e pavlefshme nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 Duke bërë një krahasim statistikor të votave të pavlefshme në 2013, 2017 dhe 2021, Meta tha se rinumërimi i fletëve të votimit sit ë pavlefshme është me rëndësi për të rritur besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

 “Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme. Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme. Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme. Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill. Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund. Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij. Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit. Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë. Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor.”

Bashkëngjitur statistikat krahasuese të vitit 2013, vitit 2017 dhe 25 prillit 2021:

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy