Daka: Mbajtja e një peshe normale parandalon kancerin e gjirit, mishrat e procesuar shkak për qeliza atipike

Daka: Mbajtja e një peshe normale parandalon kancerin e gjirit, mishrat e procesuar shkak për qeliza atipike

Doktoresha dhe nutricionistja Albana Daka për tetorin rozë dedikuar kancerit të gjirit thotë se pacientët duhet të vetëdrejtohen te mjeku specialist.

Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, Daka deklaroi se diagnoza duhet bërë por referohet nga mjeku që ndjek gjirin dhe në momentin që përballemi direkt te radiologu apo mjeku pa sugjerimin e mjekut, pacienti mbetet në mes.

Në këtë drejtim ajo sqaroi se radiologu bën vetëm eko por më pas duhet drejtuar te mjeku i duhur.

Sipas saj, për të gjitha sëmundjet malinje regjimi ideal është regjimi i shëndetshëm apo dieta mesdhetare.

Nuk ka ndonjë regjim magjik për parandalim, por ndihmon mbajtja e një regjimi të shëndetshëm dhe peshe normale.

Është parë se te gratë obeze kemi një incidencë më të madhe të kancerit të gjiri. Së pari, duhet mbajtur një peshë normale.

Dieta mesdhetare përfshin një dietë të ekuilibruar me fruta, perime, vaj ulliri, eliminimin e mishrave të procesuar të cilët futen në grupin e parë të elementëve kancerogjenë.

Eliminimi i të gjithë ushqimeve fast food. Se të gjithë konservantët, sheqeri, kripa etj., janë elementët kryesorë që bëjnë kalimin nga qeliza normale, në qeliza atipike.

Kryesisht mishrat e procesuar futen në grupin primar të ushqimeve kancerogjene. Në një pjesë të rasteve sugjerojmë eliminim total të bulmetrave, në rastet kur ka pasur abuzim.

Po përforcohen studimet për eliminimn e mishit të kuq, te personat me histori me kancer gjiri.

Kryesorja është që nuk ka regjim magjik për eliminimin e kancerit të gjirit, regjimi i shëndetshëm nuk instalohet kur është instaluar një sëmundje, regjimi ushqimor është një historik në vazhdim, pasi një regjim ushqimor i shëndetshëm jep një imunitet të fortë se shmang sëmundjet kronike si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Regjim i shëndetshëm është me3-4 porcione fruta perime në ditë dhe të mos dominohen nga patatja. Frutat duhet konsumuar e plota siç janë, më mirë se në formë lëngu.

Të merren proteinat shtazore kryesisht në mishin e pulës dhe produktet e detit, kryesisht peshqit e vegjël të detit dhe salmonit dhe mundësisht të eliminohen totalisht ushqimet e procesuara, sheqernat e shtuara dhe sasia e mishit të kuq.

Pas kirurgjisë personi ka humbur gjak, anemia nuk kurohet me një copë shpretkë, por mjeku hematolog jep sugjerimin për suplementet në formën e hekurit, për të rikuperuar aneminë.

Lëngjet e frutave në kuti që i çohen në spital, armiku kryesor i një pacienti kancerogjen, është sheqeri i shtuar i cili i shton qelizat kancerogjene. Pacienti do ketë një trajtim të shëndetshëm.

Duhet të mbajmë një regjim ushqimor të shëndetshëm, por nëse qëndrojmë gjithë ditën në karrige, duhet patjetër aktivitet fizik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy