
Një tërmet me magnitudë 5,0 goditi Greqinë qendrore mëngjesin e sotëm, por nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Tërmeti u regjistrua në orën 1:02 të mëngjesit dhe kishte një epiqendër 12.7 kilometra nën nivelin e detit në Gjirin e Korinthit, njoftoi Instituti i Gjeodinamikës së Athinës.
Lëkundjet kanë zgjatur të paktën 15 sekonda dhe janë ndjerë në një perimeter të madh.
Lëkundjet e kësaj magnitude janë të zakonshme në Greqi, e cila shtrihet në një zonë shumë të prirur ndaj tërmeteve.



