
Qysh nga nisja e luftës, pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, në mënyrë të vazhdueshme Ukraina bën bilancin e fëmijëve të vrarë nga lufta.
Në raportimin e fundit, konfirmohet se janë 226 fëmijët e vrarë dhe 415 të tjerë të plagosur.
Shifra të tilla u publikuan për mediat vendase nga Prokuroria e Përgjithshme.
Qysh nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt, janë vrarë rreth 3 mijë civilë, duke mos kursyer as të mitur.



