
Hoxhë Sabaudin Jashari deklaron se sipas studimeve ndërkombëtare në dy kongrese juridike është dalë me konkluzionin se sheriati Islam është i vetmi në botë që mund të furnizojë jetën me ligje të pafundme.
Profeti Muhamet e cilësohet si një nga ligjvënësit më të mëdhenj në botë. Këtë e thotë doktrina e së drejtës amerikane.
Vetë Kushtetuta e Amerikës është inspektuar nga sheriati Islam.
Do të doja që njeriu shqiptar ta konsolidonte më tepër familjen sipas rregullave të sheriatit.
Për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Hoxhë Jashari, deklaroi se kanunet shqiptare janë të ndikuara nga Kurani.
Ndonëse ka pjesë të kanuneve që bien në kundërshti me rregullat e Kuranit, ka shumë të tjera që bien dakord dhe mbështeten tek ai.



