Kosovë 9 jetë të humbura nga Covid-19. Maqedoni, asnjë vdekje

Kosovë 9 jetë të humbura nga Covid-19. Maqedoni, asnjë vdekje

9 vdekje janë shënuar në Kosovë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ka një rënie të infektimeve të reja, që këtë radhë ishin 78.

Por edhe pse shifrat që tregojnë përhapjen e sëmundjes janë inkurajuese, bilanci i jetëve të humbura përbën shqetësim. Dy javët e fundit, 123 persona e kanë humbur betejën me Covid-19 në Kosovë dhe viktimat, mësohet të kenë qenë kryesisht të moshës 30 deri në 50 vjeç.

Pavarësisht se kushtet në repartin e terapisë intensive brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të mira, numri i vdekjeve vazhdon të jetë i lartë. Për shumë prej pacientëve të infektuar në vend, ka qenë e domosdoshme marrja e oksigjenit. Në Maqedoninë e Veriut sakaq nuk pati asnjë vdekje këto 24 orë.

Vendi fqinj shënoi nga ana tjetër 166 raste të reja, nga të cilat shumica në Shkup, Kumanovë e Shtip. Sa u përket rasteve komunave të kryeqytetit, shumë prej rasteve aktive janë në Aerodrom dhe Cair.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy