Mjeku holostik Nikola Ndoni, jep këshilla se si mund të jetosh me diabetin. Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se është e vështirë që diabeti i tipit 1 të zhvillohet në mosha të mëdha.
Sipas tij, mënyra më e mirë është menaxhimi përmes ushqimit dhe se ajo që ka nevojë trupi i njeriut janë yndyra të shëndetshme dhe proteina cilësore.
Ne nuk kemi nevojë fare për sheqer në organizëm. Nuk është e vërtetë që glukoza është bazë për energjinë tonë.
Mirë është që sheqerërat të hiqen nga fjalori dhe ushqimet, se nuk ka nevojë.
Ne kemi nevojë në mënyrë absolute për proteina dhe yndyra, se çdo gjë që kemi në trupin tonë, përbëhet nga aminoacidet dhe yndyra.
Yndyra është energjia bazë që përdor organizmi, është energji e pastër.
Dietat janë nocion i shpikur për të bërë lekë. ne duhet të kthehemi në mënyrën humane të të ushqyerit.
Është një lloj mënyre paleoidet, mënyra e vjetër e të ushqyerit. Një njeri ka nevojë shumë për insulinë se ka shumë sheqer në gjak, ndaj nuk duhet futur sheqer.
Qëllimi i një diabetiku duhet të mos marrë insulinë dhe për këtë së pari nuk duhet marrë shumë sheqer.
Ka nevojë për acide yndyrore. Yndyra të shëndetshme dhe proteina cilësore. Ne qelizat nuk na përgjigjen kur i mbysim me sheqer.
Diabeti i tipit 2 nuk është sëmundje, por vjen pasi po përshtatemi me sheqerin. Më shumë sheqer, më shumë insulinë në organizëm.
Pas 10-15 vitesh krijohet rezistencë ndaj insulinës. Toksifikim nga sheqernat, se ne nuk jemi bërë të marrim kaq sheqerna.
Brenda dy javësh mund të stabilizohet diabeti i tipit 2 nëpërmjet ushqimit. Trajtimi që i bëjmë diabetit është i gabuar.
Problemi është insulina jo glukoza. Insulina është hormoni më kryesor që kemi në organizëm.
Super hormoni në organizëm, është insulina. Glukoza është pasoja, nuk është shkaku. Duhet të shohim insulinën.
Diabeti do të thotë alzhaimer, demencë, në mitër do të thotë vezore policistike, një nga shkaqet që nuk ka fertilitet.
Te veshkat është dështimi i veshkave.



