Dy punonjës të bagazheve në Rinas, vidhnin sende me vlerë të pasagjerëve/ Njëri në pranga

Dy punonjës të bagazheve në Rinas, vidhnin sende me vlerë të pasagjerëve/ Njëri në pranga

Goditjen disa raste të vjedhjes së sendeve me vlerë, nga bagazhet e pasagjerëve në aeroportin e Rinasit, duke vënë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjeve dhe ka nisur procedimi penal për tjetrin, të dy punonjës bagazhesh në aeroport.

Policia Kufitare në Rinas, me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë nga bagazhet e pasagjerëve dhe zbardhjen e rasteve të kryera më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë konstatuar pranë kontejnerëve ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, njërin nga punonjësit, shtetasin L. Z., teksa fshihte bizhuteri të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

Më tej, është kryer kontroll në hapësirën ku mbanin sendet personale, shtetasi L. Z. dhe punonjësi tjetër i bagazheve, shtetasi M. S..

Aty janë gjetur 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi L. Z., 19 vjeç, dhe është proceduar në gjendje të lirë, për të njëjtën vepër penale, shtetasi M. S., 24 vjeç, të dy banues në Krujë.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove dhe bizhuteritë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare e Rinasit apelon për të gjithë pasagjerët, që për arsye sigurie, paratë dhe sendet me vlerë t’i mbajnë në çantat e dorës, jo në bagazhet e stivës, pasi kompanitë ajrore nuk mbajnë përgjegjësi për to.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy