Duke filluar nga ora 16:00, do të luhet sfida mes Flamurtarit dhe Vorës, e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë e Parë.
Kjo përballje, e cila do të luhet në Vlorë, transmetohet në ekranin MCN 24.
Të dyja skuadrat luajnë vetëm për fitore dhe pritet një sfidë e luftuar. Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët, Çela dhe Mërgjyshi, kanë zbuluar formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Teqja, Hasa, Imami, Ramadani, Deliaj, D. Pjeshka, Vucaj, Berisha, Di Stefano, De Olivera, P. Pjeshka.
VORA: Ruçi, Ismaili, Dalipi, Gjoni, Gaio, Meta, Tabaku, Peralta, Qardaku, Raboshta, Avdiu.



