
Ministri i Diasporës Pandeli Majko ishte i ftuari i radhës mbrëmjen e sotme në “Arnautistan”, në MCN TV. Intervistën e tij Majko e nisi duke treguar se kur ka qenë i vogël ka pasur ëndërr të bëhej pilot si babai i tij, ndërkohë që tregoi se kur nisi të merrej me politikë babai i tij i kishte dhënë dy këshilla “Politika dhe piliotimi janë e njëjta gjë dhe pilot i mirë është ai që di ku të ulë avionin dhe të mos e lërë pa karburant dhe këshilla e dytë e tij ishte që pilotët që gabojnë më shumë ishin ato që ndiheshin të sigurt”.
Pjesë nga intervista e Majkos:
Majko: Jam pak i rezervuar. Kur fillova të merresha me politikë im atë më dha një nga këshillat më origjinale. Ai ka qenë pilot dhe një nga ëndrrat e mia ka qenë të bëhesha pilot dhe ai më tha: Politika dhe piliotimi janë e njëjta gjë. Pilot i mirë është ai që di ku të ulë avionin dhe të mos e lërë pa karburant dhe këshilla e dytë e tij ishte që “pilotët që gabojnë më shumë ishin ato që ndiheshin të sigurt”.
Politikan bëhesh apo lind?
Majko: Politikani është takimi i rastësisë me domosdoshmërinë, por realisht bëhesh dhe datohesh nga momentet e vështira.
Si e keni përfytyruar 30 vite më parë?
Majko: Politika ka pasur oshilacionet e veta, por politika ka arritur më shumë suksese tani se sa 100 vitet e fundit. Kur pyeta një mik timin në Amerikë se pse atje nuk kishte shumë të rinj në politikë, “nuk ka shumë të rinj se nuk kanë çfarë të thonë”, më tha ai.
A është penalizuese që nuk kemi bërë zgjedhe siç bëhen në çdo vend, ka përgjegjës konkretë?
Majko: Në fillimet e veta ka emra konkretë dhe më pas u bë një psikologji mbizotëruese, por socialistët kanë qenë gjithnjë më të përmbajtur. Por nuk mendoj se tani është rasti të krijojmë një kontekst të gjerë, sepse ne po luftojmë për mandatin e tretë dhe kjo është një psikozë për kundërshtarin.
Pse socialistët bëjnë diferencën?
Majko: Sepse ne jemi të vetëdijshëm për palën tonë dhe ka treguar se di të jetë e fortë dhe të reflektojë.
Lidhur me prononcimin e Luljeta Bozdos, një njeri që thotë se regjimi komunist ishte mizor por pati dhe të mira është duke bërë një vëzhgim të çuditshëm?
Majko: Në jemi në një periudhë të vërtetash. Ky reflektim duhet të orientohet në mënyrë të qartë dhe nuk mendoj se kanë pasur të bëjnë me konceptin e rivlerësimit, por që janë disa gjëra që reflektohen edhe sot. Bozdo nuk kishte shkuar në atë emision për të analizuar Shqipërinë dje dhe sot. Bozdo dhe Çomo nuk kanë ardhur të venë emër në PS, por kanë ardhur të vënë nga emri i tyre.



