
Një vepër e re e artistit të njohur për artin e tij të rrugës, Banksy, është shfaqur në Spitalin e Përgjithshëm në Southampton në Angli.
Piktura, e cila është një metër katror, u var në bashkëpunim me menaxherët e spitalit pranë departamentit të urgjencës.
Ajo tregon një djalë të ri të gjunjëzuar pranë një shporte lodrash. Në të gjendet Spiderman dhe Batman, por ai ka zgjedhur një hero të ri për të luajtur - një infermiere NHS.
Krahu i infermieres është i shtrirë përpara në pozicionin tipik të Supermenit në mision.
Ajo ka veshur maskë, një pelerinë të një infermiere dhe një përparëse me emblemën e Kryqit të Kuq (elementi i vetëm i ngjyrës në foto).
Artisti la një shënim për punonjësit e spitalit, në të cilin shkruhej: "Faleminderit për gjithçka që jeni duke bërë. Shpresoj që kjo të ndriçojë vendin pak, edhe pse është bardhë e zi", thotë “BBC”.
Piktura do të qëndrojë në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton deri në vjeshtë kur do të dalë në ankand për të mbledhur para për NHS.



