Broka: Nuk do të ketë reformë rrënjësore, problem pensionet e ulëta. Bonusi të mos jepet për zgjedhje

Broka: Nuk do të ketë reformë rrënjësore, problem pensionet e ulëta. Bonusi të mos jepet për zgjedhje

Eksperti i ekonomisë Koço Broka ndan bindjen se nuk ka për të ndodhur një reformë rrënjësore pensionesh.

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se reforma e vitit 2014 hodhi disa themele të shëndosha.

Ndërsa sa i takon bonusit të pensionistëve, Broka thotë se nuk duhet të jepet për shkak të zgjedhjeve por si rrjedhojë e situatës së mirë ekonomike.

Kam mendimin se nuk ka për të pasur një reformë rrënjësore pensionesh. Reforma e vitit 2014 do të mbetet shtylla bazë për sistemin e pensioneve.

Do të jetë një reformë mes masave dhe reformës. Problemi i parë është ai i pamjaftueshmërisë së pensioneve të ulëta.

Numri i pensionistëve që marrin nivel të ulët pensionesh është shumë i madh, për pensionet deri në 200 mijë lekë të vjetra.

Nuk e shikoj si herezi çështjen e bonusit. Çdo rritje e pensioneve iu lë brezave të tanishëm dhe atyre që do të vijnë një borxh.

Balancimi mes pensioneve të ulëta dhe deficitit buxhetor, është një situatë që kërkon një menaxhim të kujdesshëm. Në këtë rast është zgjedhur bonusi.

Vitin e kaluar u shtrua problemi i çështjes së indeksimit dhe kemi këtë situatë ku shtesa e shpenzimeve të buxhetit të sigurimeve shoqërore u rrit me 18 miliardë.

Këtu kemi elementin e zgjedhjeve, gjë që flet qartë. Bonusi nuk duhet të jepet për zgjedhje, por si rrjedhojë e situatës së mirë financiare.

Për më tepër nga 2014 deri më tani kemi bërë vetëm indeksim. Kryeministri në konferencë foli për një rritje të PBB nga 10 miliardë në 20 miliardë euro.

Në fakt nuk është aq, është më e ulët. Po këta pensionistë nuk meritojnë diçka nga rritja e PBB-së?

Nëse përjashtohet aspekti i zgjedhjeve për bonusin, është një formë e mirë. Qeveria duhet të heq dorë nga cikli politik i buxhetit të vetë.

Problemi i rritjes së pensioneve me mundësitë e buxhetit, me deficitit që shkakton është një sfidë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy