Kufizimet kundër Covid, Tomorri: Bizneset do të kenë humbje të mëdha, mund të reduktohen edhe vendet e punës (VIDEO)

Kufizimet kundër Covid, Tomorri: Bizneset do të kenë humbje të mëdha, mund të reduktohen edhe vendet e punës (VIDEO)

Masat e reja kundër Covid, ku përfshihet edhe spostimi i orës policore, të cilat kanë hyrë në fuqi një ditë më parë, kanë sjellë shqetësim të madh për bizneset, të cilët deklarojnë se pikërisht në këtë orar kanë pikun e punës.

Dëmi ekonomik për ta duket se do të jetë i madh dhe lidhur me këtë foli sot në edicionin e lajmeve të MCN Tv gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri.

Sipas Tomorrit bizneset do të kenë humbje dhe të gjithë këtë do të duhet ta përballojnë vetë, pasi siç deklaroi ai qeveria ka thënë që nuk do të ketë kompesim.

Intervista e plotë e Tomorrit:

Tomorri, ndoqëm shqetësimin e punonjësve të bareve restoranteve apo edhe ata që sigurojnë të ardhurat e familjes me një dyqan të vogël ushqimor. Thonë se nuk kanë mbështetje nga shteti dhe se po vuajnë ndjeshëm pandeminë. Së pari, sa mund të jetë dëmi ekonomik që i shkaktohet kësaj shtrese?

Tomorri: Është e vështirë të përllogaritet me shifra të sakta dëmi ekonomik i bizneseve, por çdo masë mbi bizneset ka një kosto. Shqetësimi i bizneseve lidhur me orarin është i drejtë pasi vërtetë në mbrëmje piku është më i lartë. Përsa i përket kompesimit mbetet çështje e diskutuar, qeveria nuk dha para që në mbylljen e parë. Tashmë nuk po jep fare. Bizneset do të kenë humbje dhe të gjithë këtë do të duhet ta përballojnë vetë.

A duhet të ndihmojë financiarisht shteti keto biznese që preken nga ku kufizim orari?

Tomorri: Ka një parim, nëse ti më shtrëngon, duhet edhe të më kompesosh. Vendimi për spostimin e orës policore është interes madhor për shëndetin publik sepse këmi parë ditëtët e fundit një rritje dhe kemi kthimin e numrit të fataliteteve. Bën sens marrja e masave të tilla, por qeveria duhet të kompesojë. Qeveria ka thënë që nuk do të ketë kompesim dhe kostoja do të jetë drejt bizneseve të cilët do të marrin një kosto të dytë.

Sa te mumdshem e shihni skenarin e nje mbyllje te dyte dhe cfare pasonash mund te sillte kjo per biznesin.

Tomorri: Kur Europa por edhe Shqipëria kaluan valën e parë të gjithë mendonin se sdo kishte një mbyllje të dytë, numri i të infektuarve u përmirësua në verë dhe askush se mendonte rimbylljen. Mbylljet godasin ekonominë e qytetarëve dhe vende që kanë fuqi edhe i përballojnë, por në atë kohë edhe ato dukej se nuk kishin më fuqi. Kur erdhi vala e dytë shumë qeveri u detyruan të mbylleshin sërish, si Gjermania, Britania, Italia. Problemi kryesor është se Shqipëria nuk përballon dot më mbyllje. Shumë biznese janë goditur nga mbyllja e parë, nëse kufizohen sërish atëherë do kemi humbje të vendeve të punës e mbyllje të bisneseve.

Tomorri, Të dhënat e Minsitrisë së Financave, treguan se ne arken e shtetit u arkëtuan 280 milionë euro më pak për shkak të pandemisë ndersa shpenzimet u rriten me 44.5 miliardë lekë më shumë se 2019. Së pari, cilat janë zërat që tkurrën të ardhurat ne buxhet? A është e justifikuar rritja e shpenzimeve?

Tomorri: Kur aktiviteti ekonomik tkurret sigurisht që edhe shteti mbledh më pak të ardhura nga tatami mbi vlerën e shtuar. Po ashtu taksa nacionale. Në se e mbani mend vitin e kaluar qeveria uli në 8% dividentin dhe shumë biznese nisën aktivitetin dhe kjo i solli rritje buxhetit. Por këtë vit ka rënie të nivelit të bazës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy