Në zgjedhjet zgjedhjet presidenciale në Rumani vendin e parë e zuri një politikan i dalë nga asgjëja Calin Georgescu. Ai nuk fitoi zgjedhjet por të drejtën për të shkuar në balotazh.
Dy ditë para balotazhit mbi bazën e disa fakteve të mara nga shërbimet sekrete u anuluan zgjedhjet duke u thirrur në dyshimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje në dobi të Georgescut. Moska i ka mohuar akuzat.
Georgescu është duke u hetuar për gjashtë vepra penale, përfshirë për anëtarësim në një organizatë fashiste dhe për komunikimin e të dhënave të rrejshme për financimin e fushatës zgjedhore. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.
Lidhur me këto zhvillime i ftuar në emisionin ‘Arnautistan’ në MCN TV Kastriopt Çipi u shpreh se fillimisht ne duhet të shqetësohemi pse në vendin tonë nuk flitet fare për këto zgjedhje në Rumani, teksa bëri një analizë të gjithë asaj që ka ndodhur.
Ai tha se vetë nëse do ishte rumun do votonte për Georgescun, pasi nuk beson në ato që thuhen se ai ëhstë pro rus, por e kundërta e asaj që akuzohet ai dëshiron paqen në Ukrainë.
Ne duhet të na shqetësojë momenti që nuk flitet shumë për këtë ngjarje, Rumania është një vend i rëndësishëm ballkanik me popullsinë më të madhe, me ekonominë më të madhe dhe nuk është vetëm një vend me të cilin ne tradicionalisht kemi pasur marrëdhënie të mira pavarësisht 20 vjeçarit të fundit në raport me Kosovën, por historikisht mund ta konsiderojmë një popull mik.
Gjysma e rilindësve tanë kanë punuar dhe jetuar në Rumani dhe interesante është fakti se ky shqetësim jo vetëm që nuk konsiderohet fare, por madje duken të lumtur që ature po u ndodh kështu.
Një ministër francez gjatë një komunikimi në televizion i ka rrëshqitur fjala duke thënë se nuk e lejuam të ndodhte në Rumani, nuk do e lejojmë të ndodhë as në Gjermani nëse fiton AfD, që duket se këtej e tutje do kemi të bëjmë me veprime ekstra ligjore që duhet ti vendosim në kuadër politikës kombëtare dhe politikës evropiane.
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë në bazë të kushtetutës së Rumanisë është organi që certifikon rezultatet e zgjedhjeve, por a duhet ta certifikojë një rezultat të tillë nisur nga shkeljet e vërtetuara në proces apo thjeshtë se ashtu i do qejfi.
Përjashtimi i kandidatëve përpara procesit ka ndodhur që në tetor kur është përjashtuar kandidatja e parë Diana Shushuaka, për opinione, nuk ishte e përshtatshme për zyrën e presidentit.
Janë bërë zgjedhjet në nëntor Calin Georgescu nuk u përjashtua sepse sondazhet e tregoni me një shufër të ulët dhe nuk e shihnin rrezik, ndërsa Diana ishte rrezik.
Në momentin që Calin Georgescu i çuditi të gjithë dhe u mor vendimi që meqë kemi të dhëna nga presidenti se ka ndërhyrje të jashtme në fushatë, jo në procesin e numërimit, u shqyrtua i gjithë procesi dhe u shpall zyrtare se do bëhej raundi tjetër.
Përmes titktok dhe financimeve ruse është manipuluar opinioni publik, dhe është vërtetuar se fushata nuk ka qenë për Calin Georgescu. Disidenca në gjykatë është në rënie, e kanë përjashtuar pa prova dhe vendimi nuk është shpallur akoma.
Unë po të isha rumun do votoja për Calin Georgescu sepse nuk është ashtu siç e paraqesin pro rus, por është për paqen në Ukrainë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani i ka ndaluar më 9 mars kandidatit ‘prorus’ të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, pasi zgjedhjet e nëntorit ishin anuluar pas fitores së tij në rundin e parë.
Georgescu ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të komisionit në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Liderët e partisë së ekstremit të djathtë e kanë dënuar vendimin e Komisionit Zgjedhor për mospranimin e kandidaturës së Georgescut.



