
Një ministër britanik po përgatitet të japë dorëheqjen, një vendim që pritet të ketë pasoja negative edhe për vetë kryeministren Theresa May.
Britanikja “The Sun” shkruan se dorëheqja e ministrit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, mund të bëhet shkak për largimin e vetë kryeministres.
Sipas “The Sun”, shkak për këtë dorëheqje të pritshme është bërë paaftësia e kryeministres May për të promovuar ligjvënës të rinj në pozicione të larta shtetërore.
Ministri në fjalë nuk është pjesë e kabinetit, por si anëtar i partisë së kryeministres May, pritet të kërkojë një mënyrë të re drejtimi. Kjo mund të shkaktojë një reaksion zinxhir brenda qeverisë dhe Parlamentit.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur kredibiliteti i May-t ka shënuar rënie, por pavarësisht kësaj, ajo ka deklaruar se “nuk është nga ato që tërhiqen”.



