Hetimet për kandidatin fitues në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri do të vijojnë nga Prokuroria e Posaçme antikorrupsion, ndërsa të hënën pritet të mbahet një seancë në Gjykatën e Posaçme. Ndërkohë gjatë ditës ai është takuar në ambientet e paraburgimit me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë.



