Vangjel Tavo fiton bashkinë e Himarës: Nisim punën që sot

Vangjel Tavo fiton bashkinë e Himarës: Nisim punën që sot

Numërimi i votave për bashkinë e Himarës ka nxjerrë fitues kandidatin e mazhorancës, Vangjel Tavo.

Me një diferencë prej rreth 1400 vota, Tavo ka fituar përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Pas fitores në një komunikim për mediat Tavo bëri një ftese të hapur për të punuar me Gjikurinë.

Ai falenderoi banorët e Himarës për mbështetjen teksa theksoi se do të ketë ndryshime për këtë bashki.

Falenderoj gjithë qytetarët që na besuan në mënyrë plebishitare.

Që sot fillojmë punën për gjithë ato që iu kemi premtuar banorëve, të bashkuar të gjithë të majtë e të djathtë.

Himara nuk ka ngjyrë, problemet nuk kanë ngjyrë, të punojmë të gjithë për të Himarën e bashkuar, pa probleme, pa kriza.

Sa i takon rezultatit të siguruar, Tavo tha se e priste një rezultat të tillë.

Nga numërimi total i votave Vangjel Tavo mori 5022 vota, ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy