Xhelal Mziu, kandidati për deputet të PD në Dibër, kërkon falje publike për deklaratën e bërë para mbështetëse të së djathtës ku u bënte thirrje të denonconin ata që kërkonin të blinin votën, ndërsa këta të fundit do ta pësonin si ai në Elbasan, duke iu referuar ngjarjes tragjike të vrasjes së Pjetër Xhuvanit.
Me një videomesazh Mziu thotë se është penduar thellësisht për mesazhin që dërgoi, ndërsa shton se është kundër dhunës dhe për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam kundër dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, thotë Mziu.
Kujtojmë se dy ditë më parë, mesditën e së mërkurës u vra mbështetësi i PS, Pjetër Xhuvani, gjatë një konflikti që precipitoi në përdorimin e armëve.
Lexo edhe:
Shokon Xhelal Mziu: Kemi ngritur grupet tona, çdo person i dyshimtë do ta pësojë si ai i Elbasanit



