
Aksi Librazhd–Prrenjas vijon të mbetet i bllokuar prej 10 ditësh për qarkullimin e automjeteve. Autoritetet deri tani kanë punuar vetëm për stabilizimin e zonës, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar prezantoi këtë të hënë projektin e rrugës provizore, ndërtimi i së cilës ende nuk ka nisur. Më të prekur nga bllokimi mbeten banorët e Librazhdit dhe Prrenjasit, të cilët detyrohen të përshkojnë pjesën e bllokuar për automjetet në këmbë, duke patur edhe kosto shtesë nga ndërrimi i dy automjeteve të transportit.



