Vodhi farmacinë në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Vodhi farmacinë në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një farmaci në lagjen nr. 12 të qytetit.

 

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë konstatuar një shtetas që po largohej me vrap nga ambientet e një farmacie. Menjëherë pas ndërhyrjes, uniformat blu bënë të mundur kapjen e tij.

 

I arrestuari, shtetasi me iniciale I. D., 44 vjeç, banues në Durrës, mbante me vete një çantë me produkte, të cilat rezultuan se ishin vjedhur në farmaci.

 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të 44-vjeçarit. Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ai mund të jetë i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy