
Moti i nxehtë do të vijojë të dominojë vendin edhe gjatë ditës së sotme, me temperatura që në vlerat maksimale pritet të shkojnë deri në 39°C.
Pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga mot i kthjellët. Vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen gjatë mesditës dhe pasdites në zonat e larta malore.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi-veriu, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në bregdet dhe në zonat luginore priten përforcime të herëpashershme, me shpejtësi deri në 14 m/s.



