20 vjet pas vdekjes, stili i të famshmes Aaliyah ende mbretëron (Foto)

20 vjet pas vdekjes, stili i të famshmes Aaliyah ende mbretëron (Foto)

Vokali i butë i Aaliyah ripërcaktoi R&B në vitet 1990 dhe stili i saj sportiv  e kthu atë në ikonë.

Gjatë karrierës së saj shumë të shkurtër, këngëtarja dhe aktorja-emri i plotë I së cilës është Aaliyah Dana Haughton, mishëroi stilin e rrugës dhe u kthye në kulture për Tommy Hilfiger.

Ajo gjithashtu përziu nuancat me ngjyrat e errëta, xhaketat me pantallonat me shkëlqim dhe ktheu në modë buskuqin e zi.

Ajo madje u bë vampire e plotë për filmin horror gotik të vitit 2002 "Mbretëresha e të mallkuarve", duke veshur një kapelë mbretërore dhe një pjesë të ndërlikuar në gjoks, me jakë të lartë, ndërsa shqyente një zemër që rrihte akoma.

Sot ajo shënon 20 vjet nga vdekja e saj dhe diskografia e Aaliyah, që mungonte prej kohësh në shërbimet e transmetimit, më në fund është në platformat Spotify dhe Apple Music.

Më 25 gusht 2001, Aaliyah dhe tetë të tjerë u vranë, menjëherë pas përfundimit të videos së saj muzikore për "Rock the Boat", kur avioni i saj i çarter u rrëzua në Bahamas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy