Mbështesni progresin e drejtësisë! Ambasada britanike dhe gjermane mesazh qeverisë dhe Kuvendit

Mbështesni progresin e drejtësisë! Ambasada britanike dhe gjermane mesazh qeverisë dhe Kuvendit

Pak para votimit në Parlament për imunitetin e ish-ministres Belinda Balluku, Ambasada Britanike në Tiranë ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.

 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ajo thekson se “imuniteti parlamentar ka rolin e tij në mbrojtjen e proceseve demokratike dhe se nuk duhet të shndërrohet në një pengesë për llogaridhënien e barabartë të të gjithëve para ligjit“.

 

Sipas Ambasadës Britanike, pushteti ekzekutiv, ai gjyqësor dhe legjislativ duhet të vijojnë të mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi, si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të përmbushur objektivin e saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Ambasada Britanike njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

 

Përpos ambasadës britanike, pas vendimit të marrë në Kuvend, ka reaguar edhe ambasada gjermane. 

 

Në deklaratë thuhet se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk kalon përmes retorikës, por përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivele të larta. 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy