
Denis Dema, operator turistik tha në studion e MCN Informacion se shqiptarët kërkojnë vendet me borë për të kaluar festat e fundvitit, kur në krye të destinacioneve më të kërkuara mbetet Korça.

Duke vijuar Dema tha se Vjena, Zvicra dhe Dubai janë të parapëlqyera për shqiptarët që kërkojnë të festojnë jashtë vendit.
Prenotimet po mbyllen, duke qenë se jemi në ditët e fundit të dhjetorit. Është Korça ajo që zë vendin e parë, edhe për serenatat që ajo ka. Klientët tanë kërkojnë vende me borë si Valbona thëthi, Boga brenda Shqipëri. Ajo që do theksoja është Korça e cila është një mrekulli.
Në këtë periudhë nuk është se ka një prurje të madhe të huajsh që vizitojnë Shqipërinë. Të huajt që vijnë preferojnë të vizitojnë Tiranën fillimisht, 1 ditë ia merr Tirana më pas vizitojnë Shkodrën, Valbonën, Thethin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën.
Për natën e ndërrimit të viteve jemi në përfundim. Disa ture që kemi aktualisht janë “fully boked” si Vjena, Zvicra.



