Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se retorika e Metës ndaj Dumanit ka nisur në kohën u mor vesh që hetimet për CEZ-DIA-n ishin drejt fundit.
Duke vijuar më tej, Bregu theksoi se sulmet e vërteta ndaj drejtësisë bëhen në Parlament me ndryshimin e ligjeve dhe jo me retorike në media.
Retorika e Metës ka qenë e ndërtuar pak keq në frazeologji. Fjalët që ai ka përdorur duket sikur janë një lloj kërcënimi. Në fakt që të kërcënohesh nuk e përcaktojmë dot ne, por ai që merr kërcënimin. A është ndjerë Dumani i intimiduar apo ndonjë tjetër nga sulmi i Metës?
Hetimet CEZ-DIA po i shkojnë fundit. Besoj se i kanë shkuar fundit. E di shumë mirë që vjehrra e Metës ishte personi i fundit që do pyetej dhe më pas do procedohej se çfarë do bëhej me dosjen, do mbyllej apo do dërgohej në gjykatë për të kërkuar masë paraprake. Në atë pikë ishim ku filluan retorikat e Metës. Ose do ta merrnin të pandehur duke dërguar në gjykatë një kërkesë për një masë sigurie, që mund të jetë e butë ose ndalim i daljes nga shteti de detyrim paraqitje dhe kështu do të jetë se në rastin e politikanëve të lartë nuk mund ta burgosësh se je në dyshime. Ky ishte momenti që ndodh dhe çështja e CEZ DIA-s.
Mua më duket si një përfundim i çështjes, që unë nuk di një njeri që po shkon në akuzë dhe ka 30 vite në politikë dhe të thotë faleminderit Dumani që po më çon në akuzë. Çfarë presin ngërzit të thonë faleminderit.
A ndihet e kërcënuar SPAK? Hajde ta shohim. Nëse do më akuzojë dhe mua po dal dhe unë të bërtas dhe po i shpëtoj akuzës. Është gjuhë e tepruar. Këtë e sheh publiku. Nëse ti ndihesh i frikësuar nga kjo, ça pret nga dikush që mund të jetë vërtetë. Nëse do ta kishte telefonuar në mënyrë të veçantë atëherë po, ajo do të ishte.
E di çfarë mund t’i bëjë një sulm politika drejtësisë, ndryshime në ligj. Sulmet e vërteta bëhen në parlament.



