
Në Maqedoninë e Veriut, numri i rasteve të reja me Covid-19 është në rënie. Në 25 orët e fundit, nga 1525 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë 237 prej tyre. Ndërkohë, 8 pacientë kanë humbur jetën. Në raport me rastet e reja, numri i të shëruarve është dyfish më i madh.
Rastet e reja janë shënuar në Shkup - 123, Kumanovë - 15, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-7, Strugë-11, Veles-5, Manastir-5, Ohër-13, Kvadar-11, Gjevgjeli-6, Strumicë-5, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçanë-3, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Berovë-2, Vinicë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-2, Resnjë-1 dhe Negotinë-6.



