Viktima e nëntë e të ftohtit, 61-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Viktima e nëntë e të ftohtit, 61-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

I ftohti që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka regjistruar viktimën e radhës. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:02, është gjetur një person i pajetë në hyrje të banesës së tij në Sarandë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr.4, në hyrje të banesës së tij private është gjetur i pajetë, shtetasi Zh.T, rreth 61 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera. Sipas policisë dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.61-vjeçari bëhet viktima e nëntë në Shqipëri që prej uljes drastike të temperaturave në ditët e para të këtij viti.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy