
Lideri i i Hamasit, Ismail Haniyeh konfirmoi në një intervistë me Al Jazeera, vrasjen e tre prej djemve të tij në një sulm izraelit në Gaza, të cilët ai i identifikoi si Hazem, Amir dhe Mohammad.
Haniyeh shtoi se disa nga nipërit e tij u vranë gjithashtu në të njëjtin sulm.
Ai deklaroi se ata ishin në shënjestër teksa po vizitonin të afërmit për Bajram në kampin e refugjatëve Shati.
Udhëheqësi politik i Hamasit, dënoi atë që e përshkroi si brutalitet të Izraelit në Gaza dhe theksoi se udhëheqësit palestinezë nuk do të tërhiqen nëse familjet dhe shtëpitë e tyre janë në shënjestër.
Me gjakun e dëshmorëve dhe dhimbjen e të plagosurve ne krijojmë shpresë, të ardhme, pavarësi dhe liri për popullin tonë dhe kombin tonë.



