Rama e Meta urojnë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë

Rama e Meta urojnë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë

Sot, më 28 nëntor Shqipëria feston ditën e flamurit dhe të pavarësisë. Për të dytin vit radhazi, vendi ynë gjendet në një situatë aspak normale. Një vit më parë ndodhi tërmeti tragjik ku humbën jetën 51 persona dhe vendi ynë ishte në ditë zie, ndërsa tani jemi duke luftuar një pandemic që ka mbërthyer mbarë botën.

Por, kryeministri Edi Rama, në ditën e Flamurit ka zgjedhur që ditën ta nisë me fjalë të çmuara nga Ismail Qemali. “Flamuri ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipërija!”, janë fjalët që Rama ka shpërndarë në rrjete sociale.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së Shqipërisë nëpërmjet një statusi në Facebook. Meta shkruan se 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Urimi i Presidentit Meta

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.

108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit!

Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!”, shkruan Meta.

Ndërkohë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe masave kufizuese, qytetarët shqiptarë nuk mund të grumbullohen për të festuar, kjo për të parandaluar dhe përhapjen e mëtejshme të virusit.

Edhe pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të qëndrojnë në shtëpi gjatë festave kombëtare dhe të festojnë me familjarët e tyre.

“Patriot është ai që qëndron në shtëpi dhe mbron familjen nga infektimi”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy