
Të shtëna me armë zjarri në ambientet e jashtme të një qendre tregtare në Willowbrook në Illinois, ku ishin mbledhur rreth 300 njerëz të cilët merrnin pjesë në një festë. Si pasojë e të shtënave një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur. Grumbullimi ishte bërë për një festë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila përkujton çlirimin e skllevërve afrikano-amerikanë dhe gjithashtu përdoret shpesh për të festuar kulturën afrikano-amerikane. Për momentin është e paqartë nëse ka pasur një sulmues apo disa. Ndërkohë policia thotë se për momentin nuk ka ndonjë motiv të përcaktuar.



