Talenti që dhimbja e nxorri në sipërfaqe (VIDEO)

Talenti që dhimbja e nxorri në sipërfaqe (VIDEO)

Valbona Bregasi e nis ditën në marketin e saj të vogël, ku përveç produkteve ushqimore dhe atyre të përdorimit të përditshëm, u ka bërë vend edhe pikturave të saj. Ata që hyjnë për herë të parë në marketin e saj, gjenden para ngjyrave të gjalla që ajo ka hedhur në telajo, çka bën që disa të dyshojnë se kanë ngatërruar dyqanin.

Në dyqanin e saj të vogël, ku hyri për herë të parë dy vjet e gjysmë më parë, piktura e ka pushtuar hapësirën, duke i siguruar Valbonës edhe pjesën më të madhe të të ardhurave. Por ëndrra e Valbonës është një galeri, ku ajo të shpalosë lirshëm pasionin e saj.

Teknologjia i ka dhënë edhe Valbonës mundësinë ta çojë artin e saj te ata që e duan të bukurën. Megjithatë, ajo thotë se më shumë është kontakti i drejtpërdrejtë dhe për shumë edhe i papritur, ai që e ka ngjallur interesin e blerësit.

Pasioni i Valbonës për pikturën ka lindur krejt papritur. E paangazhuar asnjëherë më parë në fushën e pikturës, dy vjet më parë ajo humbi të shoqin dhe gjeti te piktura një vend ku të derdhte dhimbjen. Por me kalimin e kohës, telajo u bë shumë shoqëruesja e saj e përditshme që e ndihmoi të zbulonte brenda vetes diçka që nuk e dinte se e kishte.  

Ngjyrat janë pjesë e pandarë e jetës së Valbonës dhe kjo është e dukshme në pikturat e saj.  

Edhe pse për Valbonën, piktura ishte një zbulim i papritur, në familjen e saj, ajo ka qenë gjithnjë e pranishme. Vëllezërit e Valbonës, të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë hapur ekspozita me pikturat e tyre. Punën e saj të parë, kur zgjodhi të ndiqte këtë rrugë, ajo do ta ruajë gjithnjë.  

Janë vetëm dy vite në këtë rrugëtim të ri, por për Valbonën ky udhëtim që kërkon shumë punë, sapo ka nisur.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

Kamera: Ali Begeja

Montazhi: Adi Baruni

Lexoi tekstin: Raziela Myslimaj

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy