Mediu: Pesha e PR është e madhe, kemi vota edhe atje ku nuk kemi kandidatë  

Mediu: Pesha e PR është e madhe, kemi vota edhe atje ku nuk kemi kandidatë  

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se pesha e votës së republikanëve në koalicion është e madhe. Në një intervistë në studion e lajmeve në MCN TV, Mediu tha se PR ka numër të konsiderueshëm votash edhe në zonat ku nuk përfaqësohet me kandidatë. Në këto kushte, sipas tij, është i domosdoshëm koordinimi në gjirin e koalicionit opozitar.  

PR është pjesë e koalicionit dhe ka kontribut në të gjithë territorin. Edhe ku nuk kemi kandidatë, kemi vota të vlefshme. Në Dibër kemi 2600, në Berat 3 mijë e ca. Është i rëndësishëm koordinimi me partitë e koalicionit. Është sfidë që kërkon angazhim në disa nivele”, tha ai.

Mediu u shpreh i bindur në fitoren e opozitës, kjo për shkak të indinjatës që sipas tij ka te qytetarët për qeverisjen e Ramës.

Nëse PS do të humbasë zgjedhjet? Patjetër që do t’i humbasë. Në të gjitha takimet që kam bërë, kam parë një indinjatë të jashtëzakonshme me qeverisjen. Ne kemi një kryeministër që shan e fyen, krijon konflikt në fushatë sepse nuk ka asgjë për të thënë. Vazhdimësia e politikave të PS është varfërimi i shqiptarëve. Detyra e opozitës është të garantojnë bashkim dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje”, tha Mediu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy