
Goditja në vitin 2014 që iu bë grupit të Gezim Çelës nuk e dobësoi këtë të fundit, përkundrazi aktiviteti I tij në trafikun e narkotike u rrit. Informacionet e policisë ishin se ai dërgonte sasi të madha kanabisi drejt Italisë kohë e cila përkoi edhe kanabizimit evendit nga 2015 deri në vitin 2017.
Operacionet për prangosjen e baronit të drogës vazhdonin të dështonin dhe dyshimet ishin se policia e njoftonte se në Fushë Kuqe do të zhvillohej një operacion policior.
Gëzim Çela e vazhdonte aktivitetin e tij i pashqetësuar deri në verën e vitit të kaluar. Në gusht policia shqiptare do të zhvillonte një operacion të koduar “flakë në det” dhe objektivi ishte goditja e një rasti trafiku dhe arrestimi i të pakpshmit, Gëzim Çela.
Informacionet e policisë ishin se nga Laguna e Patakut do të trafikohej sasi e konsiderueshme droge, e cila do të shkembehej me kokainë në det të hapur. Një mekanizëm të cilin vetëm një personazh me shumë ndikim si Çela mund të vinte ne jetë duke qënë se ai ishte personi që kishte kontaktet dhe mundësitë për ta bërë.
Policia shqiptare këtë radhë kishte bërë një plan të mirë për shkak se informacioni që kishte ishte i dorës së parë dhe mengjesin e 14 gushtit të vitit 2023 nga bregu i Patokut nisen një gomonë e ngarkuar me kanabis e drejtuar nga Besnik Brokeri dhe bashkë më të ndodhej edhe Arben Dalipaj. Ky i fundit një personazh i rëndësishëm i njohur me pseudonimin “kapelja” dhe për çudinë e të gjithëve arriti ti shpëtojë policisë në këtë aksion. Dalipaj në këtë rast trafiku kishte rolin e siguriesit të kanabisit dhe dyshohet se droga kishte ardhur nga Vlora.
Në të njëtën kohë në det të hapur priste një velierë e drejtuar nga dy shtetas ukrahinas të cilët kanë bërë të mundur marrjne e kanabisit dhe menjehrë kanë tnetuar që të ikin.
Por trafikantët nuk e dinin që të gjithë këto veprime kanë qënë duke u ndjekur nga policia e cila ka vendosur të ndërhyjë. Në këtë moment ukrahinasit kanë vendosur ti vënë flakën velierës ,veprim nga i cili mori edhe emrin aksioni i policisë. Të marrë në pyetje dy shtetasit e huaj i thanë policisë shqiptare se veliera kishte marrë flakë si pasojë e një shëkndije elektrike por provat e mbledhura tregojnë për një zjarrvënie të qëllimshme. Në momentin e ndalimit ata ishin në një mjet të vogël shpëtimi që e kishin në velierë.
Trafikantët tentuan të fshinim gjurmët megjithatë provat sërish ishin aty duke qënë se thasët me kanabis nuk u dëmtua plotësisht.Policia deri në këto momente kishte të ndaluar 3 persona dy ukrainas dhe drejtuesin e gomones.
Nga hetimi ka rezultuar se roli i Gezim Çelës në këtë rast është ai i organizatorit. Dyshimet e hetuesve janë se ai është pika e kontaktit me dy shtetasit ukrainas të cilët kishin mbërritur në ujrat territoriale shqiptarë duke shmangur mënyrën ligjore, njoftimin e policisë në këtë rast.
Gjatë këtij aksioni policia arrestoi edhe disa persona të tjerë dhe një ndër ta ishte Arlind Ismailukaj i cili u prangos në tokë tek restoranti Royal Blue. Sipas hetimeve ai ka pasur rolin e trasportuesit të lëndës narkotike nga Vlora në Patok ,duke qënë se zotëronte edhe një biznese makinash me qera. Bahskë me Ismailukajn u arrestua edhe Armando Mema ,duke qënë se ndodhej në makinë me të.Gjithashtu gjatë kontrollit që iu bë mjetit më të cilin udhëtonte iu gejtën sasi të madha parash. Sipas hetuesve drogë që merrej në Vlorë depozitohej pranë këtij lokali i cili zotërohej nga Nerim Çela dhe më pas dergohej ne det të hapur nga gomet të cilat qëndronin në bregun e detit.
Në të gjithë këtë aksion të zhvilluar me detaje nga polcia e shtetit dhe parteneret e saj është e çuditshme se si dy njerëzit kyç të këtij trafiku nuk u arrestuan dot nga policia kur e gjithë zona ishte e rrethuar nga polcia si nga deti, ashtu edhe nga toka.
Gezim Çela edhe kësaj radhe arriti ta shmangte policinë duke e merituar plotësisht pseudonimin e të pakapshmit. Por si kishte ndodhur që ai të arratisej sërsih. Ajo që prej kohësh flitej se ai ndihmohej nga vetë policia u faktua. Dy muaj pas operacionin “flakë në det” u arrestua shefi I komsiariatit të Laçit Dritan Metaj. Sipas hetimeve ai kishte ndihmuar baronin e drogës që të shmangte operacionet e policisë dhe të vazhdonte i pashqetësuar trafikun e drogës nga territori që admnistrohej nga policia e Laçit.
I goditur fort nga agjensitë ligjzbatuese Gëzim Çelaj largohet nga shqipëri duke u fshehur në kosovë, pasi e kosniderontë vend të sigurtë për shkak të lidhjeve dhe njohjeve që kishte atje dhe të krijuara prej vitesh.
Por ky veprim nuk rezultoi shumë i zgjuar pasi ai u arrestua në funt të vitit të kaluar dhe në 27 shkurt u esktradua drejt shqipërisë ku do përballet me akuzat e trafikut ndërkombetar të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në këtë mënyrë mori fund arratia e baronin të drogës i cili pati rol shumë të rëndësishëm në trafikun e drogës drejt vendeve të bashkimit europian. Aftësia e tij për të krijuar lidhje nga Turqia deri europë ishte shumë e sukseshme duke e mbajtur atë për më shumë së dy dekada factor shumë të rëndësishmë në narkotrafik.



