
Një atentat me pasoja të rënda ndodhi mëngjesin e së shtunës në Kurbin, në ambientet e një kompanie inertesh. I vrarë mbeti një 70-vjeçar, ekonomist i biznesit, ndërsa u plagos pronari, Ardian Gjeloshi. Policia dyshon se objektiv i sulmit ka qenë ky i fundit, ndërsa ekonomisti ka mbetur i vrarë aksidentalisht.



