Tronditëse, gazetarja vritet me plumb në kokë në sytë e djalit 6-vjeçar

Tronditëse, gazetarja vritet me plumb në kokë në sytë e djalit 6-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bahrein ku një gazetare është ekzekutuar me plumb në kokë. Por ajo që është vertet e rëndë është fakti se 28-vjeçarja u vra në sytë e djalit të saj 6 vjeçar. 

Pasi makina e saj ndaloi në qytetin e Bahreinit, Riffa, një komunitet popullor me anëtarë të familjes mbretërore Al Khalifa, një person qëlloi për vdekje në kokë Salehin, dhe pastaj u dorëzua menjëherë në polici.

Gruaja shiite, e cila ka punuar si reportere sportive në kanalin shtetëror tv të Bahrejnit u vra më 23 dhjetor në qytetin Riffa. Është e paqartë se për çfarë ajo u qëllua për vdekje në makinën e saj.

Nga familja mbretërore doli një deklaratë ku thuhej se po punohet për vendosjen e drejtësisë.

Agjencitë e lajmeve në Bahrein kanë identifikuar një 34-vjeçar si vrasësin e Salehit, për të cilin tha se do të dalë përpara gjyqit për procedurat ligjore.

Ministria e Brendshme e Bahrejnit lëshoi një deklaratë të shkurtër në rrjetin social "Twitter", duke thënë se ka pasur një vrasje të një femre, por nuk dha detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Vrasja shokoi ishullin e vogël dhe ka ngjallur debat mbi përgjegjësit që kryen vrasjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy