Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku informoi lidhur me vijimin e operacionit të koduar “Tempulli 2” të shtrirë në shkallë vendi, duke konfirmuar arrestimin e 273 personave.
Në komunikimin e sotëm për mediat, Rrumbullaku e cilësoi si operacion të suksesshëm dhe tha se operacioni në shkallë kombëtare ka filluar që ditën e diel dhe se është ende në vijim.
Operacioni ‘Tempulli 2’ ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale.
Nga sistemi i prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli.
Në tërësinë e ekzekutimit të vendimeve, Policia e Shtetit nga operacioni policia ka arritur të finalizoj ndalimin dhe arrestimin në flagrancë për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dokumentojnë aktivitetin e tyre kriminal në drejtim të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike.
Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare të gjithë qytetet e Shqipërisë.
Fokusi i Policisë së Shtetit ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së naroktikëve në zonat e banimit të adoleshentët.
Në operacionin e orëve të fundit janë goditur anëtarët e shtatë grupeve kriminale.
Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me lëndën narkotike, janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”.



