Çollaku: Digjitalizimi duhej të ecte më shpejt. Qeveria së pari të rregullojë ligjin, kadastrat janë të mbingarkuara

Çollaku: Digjitalizimi duhej të ecte më shpejt. Qeveria së pari të rregullojë ligjin, kadastrat janë të mbingarkuara

Procesi i regjistrimit të pronës në Shqipëri, ndonëse ka vite që ka nisur nuk mund të quhet ende i përfunduar.

Krijimi i një institucioni të vetëm, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllimin e centralizimit të të gjithë veprimtarisë së institucioneve të mëparshme nuk ka dhënë ende efektivitetin e pritshëm në veprimtarinë e përmbushjes së detyrave ndaj subjekteve ose individëve.

Flamur Çollaku, ish-zëvendëskryeregjistrues në Hipotekë, tha në ‘MCN economy’ se përqendrimi i të gjitha shërbimeve në një agjenci, bazuar në këtë centralizim, do të sjellë pasoja negative.

 Centralizmi kudo do të ketë pasoja negative. Këta i përqendruan të gjithë shërbimet që nga regjistrimi i pasurive, që nga legalizimi i ndërtimeve formale, që nga aktet e marrjes në pronësi, që nga shitjet, Drejtoria e Trajtimit të pronës, pra i grumbulluan të gjitha dhe megjithëse janë grumbulluar prape funksionojnë me mentalitetin ku kanë qenë.

Punonjësi i ALUIZMit nuk di ta trajtojë pronën për ta regjistruar dhe nuk futet fare dhe ai ka ngelur fare e konceptin e kaluar.

Po ta kërkosh një pronë te regjistrimi i pasurive, ai nuk di me e gjet, kaq e thjeshtë është, sepse ALUIZMi, merret me ndërtimet informale dhe nuk mund të hyjë te regjistrimi i pasurive. Pra si të thuash mjeku që i jep aktit e lindjes fëmiut, të shkoj të bëj edhe regjistrimin te gjendja civile. Pra, nuk mund të bëhet ajo punë.

Sipas Çollakut, kadastra nuk duhet të prodhojë tituj pronësie.

Së pari qeveria të rregullojë ligjin e digjitalizimit sepse kadastrat janë të mbingarkuara.

Kadastra nuk duhet të prodhojë tituj pronësie. Koncepti i prodhimit të titujve pronësie është i gabuar, Kadastra duhet të regjistrojë tituj pronësie. Titullin e pronësisë e prodhon për ndërtimet me leje e prodhon qeverisja vendor, për ndërtimet informale e prodhon te agjencia e legalizimit të ndërtimit informal, kështu e ka pasur emrin. Pra, gjithë ky decentralizim e ngarkoi.

U dha urdhër për të mbyllur sportele, por nuk e ka shmangur korrupsionin. Problemi është se ti nuk ke arritur të bësh akoma digjitalizimin.

Dmth, atë thesin e materialeve të digjitalizuara, nuk i ke përfunduar, pra, ti i fut, aty por e fut dorën dhe merr pronën. Pra kjo qeveri duhet të rregullojë ligjin në radhë të parë. Nuk duhet ta trajtoje pronën e Tiranës, fjala vjen, punonjësi i Kukësit, ai do punojë më sistemin, se nuk ka çfarë bënë. Pra, këto janë problematika teknike që duhen rregulluar.

Çollaku vlerëson poashtu se zyrat vendore duhet të kryejnë aktivitetin brenda territorit të pushtetit vendor, e jo siç i kanë sjell në Tiranë sepse në të kundërtën ajo janë nulë.  

Tjetra, ta sollën zyrën e Shkodrës, Durrësit, Kavajës, Vlorës në Tiranë.

Ligji për kadastrën ja ndalon në mënyrë kategorike sepse thotë zyrat vendore duhet të kryejnë funksionin e vet në territore të pushtetit vendor.

Të gjitha aktet që kanë sjell sot këto zyra që kanë ardhur këtu, janë nulë, po flas me ligj, tjetër gjë se si veprohet. Nuk i lejohet p.sh., gjykatës së Tiranës, në shkoj të marrë një vendim në Durrës, por këtu. Decentralizmi ka sjellë këto pasoja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy