Një ditë pasi kreu i Kremlinit Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën, ka reaguar presidenti Volodymyr Zelensky. Në reagimin e tij presidenti ukrainas deklaroi se Putin kishte “frikë” nga negociatat për t’i dhënë fund luftës, pasi presidenti rus përjashtoi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta.
Sot, Putin konfirmoi edhe një herë se ai ka frikë nga negociatat, ka frikë nga liderët e fortë dhe bën gjithçka që është e mundur për të zgjatur luftën. Çdo lëvizje që bën ai dhe të gjitha truket e tij cinike synojnë ta bëjnë luftën të zgjasë pafund.
Gjatë së martës presidenti rus Vladimir Putin përjashtoi mundësinë që të fliste drejtpërdrejt me Zelenskin, të cilin ai e quajti "të paligjshëm" për të udhëhequr bisedimet.
Ju mund të negocioni me këdo, por për shkak se ai është i paligjshëm, ai nuk ka të drejtë të nënshkruajë asgjë. Por nëse ai dëshiron të marrë pjesë në negociata, unë do të vendos njerëz të përshtatshëm që do t'i kryejnë këto negociata.
Që nga koha kur nisi konflikti, Ukraina është nën ligjin ushtarak, gjatë së cilës kushtetuta e Ukrainës nuk lejon zgjedhje. Ukraina ka paralajmëruar që të mos përjashtohet nga çdo bisedë paqeje midis Rusisë dhe SHBA-së, duke akuzuar Putinin se dëshiron të "manipulojë" Donald Trump, presidentin e SHBA



