
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vjen një valë e ngricës arktike me temperatura shumë poshtë mesatares për periudhën. Shërbimi Kombëtar i Motit pret që temperaturat minimale rekord të regjistrohen midis të hënës dhe të mërkurën në 170 shtete qendrore dhe lindore. "Është një shije e vogël e janarit që në nëntor", ka postuar në Twitter meteorologu i “Weather Channel”, Jonathan Erdman. Fronti i ftohtë do të përshkojë me shpejtësi rrafshnaltat veriore dhe Midwest të dielën për të arritur më pas në rrafshinat jugore dhe Luginën e Ohajos të hënën, për të vazhduar më tej në pjesën më të madhe të brigjeve lindore dhe jugore të vendit. Sipas ekspertëve, e hëna mund të jetë Dita e Veteranëve më e Ftohtë që ka qenë ndonjëherë në Çikago dhe Mineapolis. Në mes të javës, dëbora mund të nisë gjithashtu në shtetet lindore dhe jugore.



