Ambasadori amerikan, Donald Lu, e konsideron të papranueshëm lirimin e Lulzim Berishës, të cilësuar nga akuza si ish-kreu i bandës së Durrësit, i cilit pak ditë më parë iu rikthye liria, pasi liri me kusht.
“Të mërkurën Lul Berisha u lirua nga burgu për arsye të panjohura. T’u themi gjykatave të korruptuara që kjo është e papranueshme. Duhet të indinjohemi”, është shprehur Lu gjatë një aktiviteti të organizuar sot paradite në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.



