“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës”, ky është lajmi interesant i ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majko. Ish-presidentja Ahtifete Jahjaga i ka dhënë shtetësinë kosovare, Majkos.
Ai është një figurë e dashur për kosovarët pasi drejtoi vendin gjatë luftës në Kosovë kur Shqipëria hapi dyert për popullin kosovar të larguar nga vendi i tyre për shkak të genocidit serb.



