
E. L. James rikthehet te lexuesit me episodin e gjashtë të sagës erotike “50 hijet e Greit”. Autorja britanike që për dhjetë vjet ka folur për seksin e ëndërruar nga gratë do të sjellë romanin e ri “I lirë”.
Personazhet janë të njëjtat: miliarderi sadist Christian Grey dhe studentja "e nënshtruar" 21-vjeçare Anastasia Steele, e cila për dashuria kthehet në “mbretëreshë” të praktikave BDSM.
James, e cila debutoi në 2011 me "Fifty Shades" e parë, e tregon historinë nga këndvështrimi i Christian, ashtu siç bëri me dy vëllimet e fundit të serisë: "Grey" dhe "Darker".
Romani i ri do të dalë në treg në 1 qershor në librari dhe online.
Trilogjia e parë "Fifty Shades" shiti 165 milionë kopje në të gjithë botën dhe u adaptua në një seri filmash të prodhuar me James me Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.
Filmi mblodhi mbi 1.3 miliardë dollarë.



