Nga nesër autobusët me targa shqiptare udhëtojnë normalisht drejt Greqisë

Nga nesër autobusët me targa shqiptare udhëtojnë normalisht drejt Greqisë

Nga dita e nesërme autobuzat me targa shqiptare, do të mund të kalojnë normalisht drejt Greqisë.

Njoftimi u bë i ditur nga Dogana Greke e Kakavijës.

Ky vendim i hap rrugën linjave të transportit të udhëtarëve të cilat kanë qëndruar të mbyllura për shkak të situatës pandemike dhe masave të marra nga qeveria greke 16 muaj më parë.

Deri më sot ata qytetarë shqiptarë që kanë shkuar në Greqi pa automjetin e tyre, iu është dashur të marrin autobusët e kompanisë shtetërore KTEL nga Kakavija në Janinë e më pas në destinacione të tjera brenda Greqisë.

Tashmë duket se ky makth ka marrë fund, pasi qytetarët do mund të kalojnë lirisht me autobusë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy