Ambasada e SHBA: Zyrtarët e korruptuar po luftojnë reformat në Shqipëri

Ambasada e SHBA: Zyrtarët e korruptuar po luftojnë reformat në Shqipëri

Gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID, zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski, ka dhënë një paralajmërim të fortë për të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri.

Koski është shprehur se jo të gjithë në Shqipëri ndajnë qëllimet e SHBA për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, dhe se një pjesë do vijojnë luftën për të bllokuar këto qëllime të rëndësishme.

Lidhur me këtë, zyrtari i lartë amerikan ju bën thirrje atyre që e duan Reformën në Drejtësi që të mos shkurajohen, por të vazhdojnë luftën për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare.

“Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.”, ka thënë zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy