Trau në Divjakë, Dhori: Policia po pengon protestuesit, qytetarët duan të lëvizin lirisht (VIDEO)

Trau në Divjakë, Dhori: Policia po pengon protestuesit, qytetarët duan të lëvizin lirisht (VIDEO)

Deputetja demokrate Ilda Dhori, nga protesta e banorëve që kundërshtojnë vendosjen e traut në Divjakë, deklaroi se nga policia po ruhet një strukturë hekuri që përfaqëson traun që kërkon të vendoset nga Ministria e Turizmit.

Duke folur për MCN Live, ajo deklaroi se policia po pengon protestuesit paqësor të cilët duan të hyjnë lirisht në parkun e Divjakës.

Policia është me urdhër nga ata që i japin urdhra, për të penguar grumbullimin e protestuesve, por që janë banorë tërësisht paqësor që duan lirinë e lëvizjes në park, në plazh dhe kudo që është hapësirë publike.

Forca të shumta policie mbrojnë këtë strukturë të shëmtuar hekuri që ka domethënien e privatizimit të një tjetër pasurie publike, nga regjimi i Edi Ramës.

Kjo është rruga kryesore hyrëse për plazhin e Divjakës. Unë nuk di asnjë plazh që të ketë biletari.

Asnjë tarifë që mblidhet qoftë për kullën 360 gradë nuk është përkthyer në investim.

Qytetarët duan të lëvizin lirisht në park, i cili është i vetmi atraksion për të lëvizur dhe bërë një shëtitje

Do vazhdojmë çdo ditë deri kur kjo rrugë të jetë e lirë dhe kjo strukturë e shëmtuar të shkojë për skrap.

Banorët e Divjakës kundërshtojnë të paguajnë një tjetër taksë për të shkuar në plazh.

Sipas tyre pylli i Divjakës u mbrojt nga banoret nga djegia dhe shkatërrimi edhe i vitit 1997, ndaj shtimi i një tjetër taksë rëndon më tepër ekonominë e vendasve.

Për një vizitor që shkon në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta duhet të paguajë 100 lekë për te kulla 360 gradë, 200 leke për shëtitjen me varka që prej vitit 2018.

Pagesa në rrugën hyrëse është e ndryshme për mjetet dhe 50 leke për divjaksit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy