Tragjedi në Tepelenë, digjet shtëpia vdes nëna me foshnjën 6 muajshe

Tragjedi në Tepelenë, digjet shtëpia vdes nëna me foshnjën 6 muajshe

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Tepelenës.

Banesa është përfshirë nga flakët dhe dy persona kanë humbur jetën.

Sipas informacioneve të para, nga flakët që kanë rënë këtë shtëpi kanë vdekur nëna 35 vjeçe dhe foshnja 6 muajshe. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen “15 shtatori” Tepelenë.

Policia sqaron se: “Në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, në katin e parë të pallatit, në banesën e shtetasit G.Sh, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit kanë gjetur vdekjen gruaja e tij shtetasia E.Sh, 35 vjeçe si dhe djali 6 muajsh”

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende se kush është shkaku i rënies së zjarrit, por dyshohet ka qenë një rjedhje gazi.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetonë për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy