Njihuni me recetën që forcon imunitetin

Njihuni me recetën që forcon imunitetin

Në këtë kohë kur janë përhapur viruset, është me rëndësi të forcojmë më shumë imunitetin

Më poshtë keni një recetë e cila ka shumë vitamina dhe do t’ju ndihmojë që muajt e ftohtë t’i kaloni me shëndet të mirë, por dhe me humor të mirë.

Ju nevojiten: 100 g rrush të thatë, 150 g arra, 100 g bademe, lëng dhe kore të 2 limonëve organikë, 100 g kajsi të thata, 100 g kumbulla të thata, 250-300 g mjaltë.

Përgatitja: Bluani rrushin e thatë, arrat, bademet dhe koret e limonëve, shtoni lëngun e limonit, përzieni dhe bashkojani kumbullat dhe kajsitë e thata të bluara.

Përzieni, shtoni mjaltin dhe të gjitha përzieni mirë.

Qitni në një kavanoz të pastër, lërini të qëndrojnë në një vend të errët një ose dy ditë dhe ruani në frigorifer.

Për fëmijët të moshës 3-vjeçare rekomandohet një lugë e vogël 2 herë në ditë, ndërkaq për të rriturit 1 – 2 lugë tri herë në ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy