I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, arrestohet 34-vjeçari në Cërrik

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, arrestohet 34-vjeçari në Cërrik

Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për vepra penale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Cërrik me qëllim ekstradimin. 

 

Shtetasi A. S., banues në Cërrik, ishte në kërkim pasi Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “kultivimi i narkotikëve” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

 

Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy