Deklaratave të ashpra të Blushit i është përgjigjur me po të njëtën gjuhë edhe Ministri Saimir Tahiri. Ai tha se ndihet i fyer nga deklaratat e Blushit pasi Partia Socialiste nuk i ka marrë asnjëherë në mbrojtje bandat apo kriminelët.
Rasti i Elvis Roshit, tha Tahiri, është tregues i qartë se Partia Socialiste ndryshon kryekëput nga ajo demokrate, pasi nuk i mbështet ata që shkelin ligjin.



