Për shkak të urdhrit të ri për testimin e personave që kthehen nga Spanja, në aeroportet gjermane janë krijuar radhë të gjata me turistë.
Disa turistë u detyruan të ndërpresin pushimet për shkak të karantinës së detyruar dyjavore të shpallur nga qeveria gjermane. Radhë të gjata janë krijuar në aeroportet gjermane të shtunën për shkak të kthimit nga Spanja që mijëra turistëve dhe pas vendimit të autoriteteve për të testuar të gjithë ata që kthehen.
Gjermania vendosi testin e detyrueshëm për të gjithë turistët që kthehen nga vende me rrezikshmëri të lartë në mënyrë që të ndalojë përhapjen e infeksionit, ndërkohë që sezoni turistik arrin pikun. Thuajse mbarë Spanja, përfshirë edhe ishulli turistik i Mallorca, u shpall nga Gjermania të premten rajon me rrezik të lartë për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me korionavirus.
Caktimi i rajoneve me rrezikshmëri të lartë zakonisht pasohet nga paralajmërimi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ndaj turistëve për të mos udhëtuar në këto vende në të kundërt do të ndeshen me karantinë të detyruar dyjavore. Qeveria gjermane ka përcaktuar disa vende të Bashkimit Europian si vende që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shkak të numrit të lartë të infektimeve dhe rritjes së normës në mbi 50 raste për 100 mijë banorë gjashtë shtatë ditëve të fundit. Infektimet në Spanjë janë shtuar ditët e fundit, pasi vendi ndaloi karantinën e ashpër. Nga ana tjetër, vendimi i qeverisë gjermane i nxiti shumë turistë t’i ndërpresin pushimet për të shmangur karantinën.



